Temperatura “përvëluese” në Evropë

Priten temperatura rekorde

Pjesa më e madhe e evropianëve po djersitën dhe është ky vetëm fillimi i valës së vapës, që pritet në Evropë. Temperaturat gjatë ditëve në vijim nuk do të zbresin nën 30 gradë dhe disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian tashmë kanë filluar të ndërmarrin masa të pazakonshme, për tu mbrojtur nga temperaturat e larta.

Në Francë, vala e nxehtësisë, e paparë në dy dekadat e kaluar, e cila filloi të dielën e kaluar, kulminacionin pritet ta arrijë nesër, kur temperaturat do të ngritën në 37 gradë Celsius.
Në Paris dhe lagjet përreth parqet do të mbahen të hapura 24 orë, shkruan rtv21.tv

Në Portugali, më shumë se 1 mijë zjarrfikës ende janë duke luftuar kundër zjarreve, të cilat filluan javën e kaluar si pasojë e temperaturave të larta, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e 64 personave dhe kamë lënduar mbi 150 të tjerë.

Në Spanjë, vapa pritet të zgjasë së paku deri të dielën, ndërsa nesër temperaturat pritet të ngritën në mbi 40 gradë.Më Londër temperatura sot u ngrit në 34 gradë Celsius dhe mund të jetë kjo dita më e nxehtë e qershorit që nga viti 1976.

Temperatura mbi 35 gradë Celsius sot u regjistruan edhe në Holandë dhe Belgjikë, ndërsa në Itali shërbimet meteorologjike presin që vala e nxehtësisë të jetë më e forta në 15 vjetët e fundit.
Në Rusi, vala e nxehtësisë ka kapluar Sibirin, me temperaturat që janë ngritur në mbi 37 gradë Celsius./21Media

Back to top button