Temperaturat e larta, masa ndaj 28 shkelësve për kufizim të orarit të punës

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë marrë masa ndaj së paku 28 shkelësve të vendimit për kufizim të orarit të punës për shkak të temperaturave të larta.

Këto masa janë ndërmarrë në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës dhe organet tjera relevante, me qëllim që të ruhet shëndeti i qytetarëve.

Ministria kërkon nga qytetarët që për çdo shkelje që hasin të lajmërojnë në numrat e Inspektoratit të Punës ose në faqen zyrtare të Ministrisë.

“Qytetarë të nderuar, faleminderit për bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm”, thuhet në një postim në Facebook.

Back to top button