Temperaturat e larta përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të pacientëve në Pulmologji

Temperaturat e larta përkeqësuan gjendjen shëndetësore të pacientëve të hospitalizuar në Klinikën e Pomologjisë, ku vërehet një fluks në rritje. Ndërkohë, përpos vapës pacientët ankohen edhe për kushtet jo të përshtatshme në këtë klinikë.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme shëndetësore tek të moshuarit, sidomos tek ata me sëmundje kronike.

Në hall me vapën por edhe me kushtet në klinikë janë pacientët e Pulmologjisë. Njëkohësisht edhe familjarët e pacientëve vënë në dukje ndikimin e temperaturave të larta tek të hospitalizuarit.

“Hapësira, objekti ku është klinika është e papërshtatshme. Është dashtë me kanë në një vend malor, mushkëritë dojnë ajër dhe pluhur…po munohemi ta tejkalojmë edhe këtë të nxehtë. Kushtet nuk janë aq ideale, sidomos pjesa e ku janë ata me rëndë i bashkangjesin me pacienta me gjendje ma mesatare”, tha për rtv21 Sokol Mala – pacient.

“Temperaturat e nalta kanë ndiku dhe po ndikojnë tek të gjithë. Tek unë që s’jam smutë e lerë më tek pacientat shtritë tan ditën…”, tha një qytetar.

Në Klinikën e Pulmologjisë është shtuar numrit i pacienteve. Pulmologu, Besim Morina flet për ndikimin e temperaturave të larta tek këta persona.

“Pacientët pulmologjik janë të ndishëm nga ndryshimet klimatike. Temperaturat e larta normalisht që ndikojnë tek pacientët me probleme teknike dhe atë në drejtim të përkeqësimit të gjendjes së tyre. Rritja e temperaturave gjithmonë ndikon në numrin e pacientëve është vërejtur një rritje e lehtë e përkeqësimit të sëmundjeve kronike”, tha Morina për rtv21.

Këto ditë sipas parashikimeve meteorologjike jemi në valën e nxehtë. Meteorologu, Mendim Rugova thotë se nuk parashihet rënie e temperaturave në ditët vijuese.

“Për momentin nuk po duhet e mundshme të ketë një rënie të temperaturave megjithëse atmosfera nuk është krejt stabile gjatë fundjavës mundet me mbetë mundësia për ndonjë rrebesh nëpër pjesë malore apo ndoshta edhe në rajon. Po për momentin nuk duken stuhitë që i kishim gjatë qershorit. Ato ndoshta janë ma të mundshme gjatë valës se të nxehtit”, tha Rugova për rtv21.

Organet kompetente bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në ditëm me temperatura të larta. Veç tjerash këshillojnë për kujdes për mos shkaktimin e zjarreve, gjë që në këto temperatura zjarret mund të përhapen shumë lehtë./RTV21/21Media

Back to top button