Temperaturat e larta, qytetarët ankohen për mungesën e çezmeve publike

Temperaturat e larta ditëve të fundit po u sjellin probleme të sëmurëve kronikë, atyre me zemer dhe paicientve që kanë probleme me frymarrje. Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike rekomandon qytetarët të mos ekspozohen në diell nga ora 10 deri në orën 17.00. Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare thonë që këto temperatura kanë ndikuar në një rritje të numrit të pacientëve. Ndërkohë, qytetarët ankohen për mungesën e çezmeve publike të cilat i konsiderojnë të domosdoshme sidomos në këto temperatura.

Mjekët dhe IKSHPK-ja rekomandojnë qytetarët të shmangen nga dielli

Në këto temperatura të larta, qytetarët problem e shohin mungesën e çezmeve publike. Ata per RTV21 di thonë se të pakten në ndonjë rast urgjence do të duhej të kishte ujë të pijshëm në hapësirat publike.

Në mënyrë indirekte këto temperatura kanë ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, thotë mjeku Rushit Ismajli. Ai rekomandon të gjithë që të marrin sa më shumë lëngje gjatë ditës, ndërsa disa kategori t’i shmangen ekspozimit ndaj diellit.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar qytetarët të kenë kujdesë të shtuar gjatë këtyre ditëve. Sipas rekomandimit të IKSHPK-së duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular.
Temperaturat kanë arritur mbi vlerat mesatare thonë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Por Besim Aliu koordinator dhe parashikues i motit në Institutin

Hidrometeorologjik i Kosovës, tjep shpresë se nga java e ardhshme pritet rënie e temperaturave.

Si pasojë e të nxehtit, në disa komuna ka pasur alivanosje të qytetarëve sidomos atyrë në moshë të shtyrë./RTV21/21Media

Back to top button