Temperaturat gjatë fundjavës mbi 43 gradë

“Ferr” në Greqi

Shërbimi meteorologjik i Greqisë ka përcjellë sot vërejtjen për shkak të valës së nxehtësisë, si pasojë e së cilës në Greqi temperaturat do të ngritën deri në 43 gradë Celsius.

Temperaturat do të fillojnë të ngritën gradualisht duke filluar që nga nesër, me kulminacionin që pritet të arrijnë gjatë fundjavës, shkruan rtv21.tv

Rënia e temperaturave pritet të hënën me 3 korrik. Sekretariati i Përgjithshëm i Greqisë për Mbrojtje Civile ka shpallur sot gjendjen e gatishmërisë së shtuar dhe i ka përcjellë këshilla qytetarëve, e të njëjtën gjë e ka bërë edhe Shërbimi shëndetësor i Athinës.

Qytetarët janë këshilluar që ti shmangen udhëtimeve, që të konsumojnë ushqim të lehtë, që të bëjnë më shpesh tush, ndërsa personat me sëmundje kronike janë këshilluar që mos të dalin jashtë.

Administrata rajonale e Atikës, gadishull në të cilin gjendet edhe Athina, ka publikuar listën e objekteve të klimatizuara publike, në të cilat qytetarët mund të strehohen gjatë vapës./21Media

Back to top button