Ten Hag flet pas humbjes nga Arsenali

Trajneri Erik ten Hag ka thënë se gabimet do t’i kushtojnë Manchester United për të qenë konkurrent për titull në Premier Ligë pas humbjes nga Arsenali.
“Djajtë e Kuq” luajtën një ndeshje fantastike me “Gunners” në “Emirates Stadium” të dielën, me nikoqirët që morën një fitore të vështirë me rezultat 3-2 falë një goli të minutës së fundit nga Eddie Nketiah.
Ten Hag deklaroi pas ndeshjes se është shumë i kënaqur me lojën e treguar nga të dy skuadrat në fushë, por që në fund ka mbetur i zhgënjyer me rezultatin.
“Ishte një lojë e mrekullueshme me shumë ritëm dhe tifozët ishin fituesit më të mëdhenj. Dy skuadra kryesore, por sigurisht që ne jemi të zhgënjyer kur e humbisni këtë lojë në një fazë aq të vonë. Të gjithë golat që pranuam sot janë gabime. Të tre golat, mund t’i kishim shmangur.”, theksoi ai.
Ai më pas vlerësoi lartë kualitetet e skuadrës së Mikel Artetas.
“Ata janë shumë të mirë në top, por ne jemi një ekip i mirë mbrojtës. Nuk kishte shumë raste të hapura. Bëmë gabime që nuk duhet t’i bëjmë. Kjo lojë u vendos nga detajet e vogla por edhe vendimmarrja. Kjo është e vështirë për t’u pranuar dhe ne duhet të mësojmë prej saj. Unë dua të fitoj. Ne duam të jemi numri një, por jo nëse bëjmë gabime”, ha në fund holandezi.
United ka 39 pikë në vendin e katër, kurse Arsenali mbetet lider me 50 pikë.

Back to top button