Tentim dhunimi në Prishtinë

Një vajzë ka raportuar në polici se dy të panjohur kanë tentuar ta dhunojnë, por e njëjta ka arritur të ikë.
Sipas saj, të dyshuarit më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur më 11 shtator rreth orës 21:40 në Prishtinë.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar rastin e lartcekur ndaj dy të dyshuar meshkuj të panjohur për të. E njëjta ka arritur të largohet nga të dyshuarit të cilët më pas me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin ditor të Polciisë së Kosovës.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore./21Media

Back to top button