Tentim vrasja në shesh, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin që ka therur me thikë një person dje në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ndërsa kanë bërë me dije se viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës edhe i dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktimës është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë, ndërsa rastin e kanë cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button