Tentim vrasje ndaj zëvendëspresidentes së Argjentinës

Zëvendëspresidentja e Argjentinës i ka shpëtuar për një atentati pasi arma e një personi të armatosur u bllokua teksa e drejtoi atë.
Pamjet tregojnë momentin kur Cristina Fernández de Kirchner – e rrethuar nga një turmë mbështetësish – e gjeti veten ballë për ballë me armën e mbushur.
Ish-presidentja po kthehej në shtëpi nga gjykata, ku përballet me akuza për korrupsion. Ajo i mohon akuzat.
Policia tha se personi i armatosur, të cilin mediat lokale e identifikuan si një brazilian 35-vjeçar, është arrestuar.
Fernández de Kirchner ishte presidente e Argjentinës nga viti 2007 deri në 2015.
Presidenti Alberto Fernández zbuloi se arma ishte e mbushur me pesë plumba, por nuk arriti të qëllonte kur u ndez./21Media

Back to top button