Tentoi ta dhunonte 14 vjeçaren, arrestohet
I shkoi në banesë të miturës
Policia e Vlorës ka arrestuar një 17-vjeçar pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 14-vjeçare.
F. Ç., banues në Vlorë, ditën e diel, ka shkuar në banesën e të miturës dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. I riu është raportuar në polici nga 14-vjeçarja.
Policia njofton se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.