Tentoi ta dhunonte një grua, arrestohet

Një person është arrestuar në Leposaviq për dhunim në tentativë.

Një grua ka raportuar se derisa ishte në shtëpi me fëmijët, i dyshuari ka shkuar dhe pa dëshirën e saj ka tentuar ta dhunojë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ka qenë në shtëpi me dy fëmijët e saj, ka shkuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pa dëshirën e saj ka tentuar ta përkëdhel si dhe i ka shprehur fjalë dhune. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia përmes raportit 24-orësh./21Media

Back to top button