Tentoi të vriste gruan dhe djalin, RENEA vrau 62-vjeçarin (VIDEO)

Është ekzekutuar 62 vjeçari Ramiz Muçollari nga forcat RENEA në fshatin Qesarak të Maliqit në Shqipëri. Muçollari ka kundërshtuar me armë forcat e policisë pasi kishte tentuar të vriste djalin dhe gruan e tij.
Operacioni nisi në mbrëmjen e së premtes pasi policia është njoftuar për një konflikt në familjë, ku Muçollari ka tentuar ta vrasë gruan dhe djali e tij .
Lidhur me ngjarjen ka reaguar Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla i cili i shprehu mirënjohje forcave RENEA.
“Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin. Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën”, ka shkruar Balla./21Media