Tenton t’i ofrojë policit ryshfet për ta kaluar kufirin me pasaporta jovalide

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në pikën kufitare Kulla, nën dyshimin se i ka ofruar 50 euro ryshfet një zyrtari policor për t’ia mundësuar bashkëshortes së tij kalimin e kufirit me pasaportë jovalide.

Ai donte të kalonte pikën kufitare Mali i Zi – Kosovë.

Siç ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh, i dyshuari shqiptar me shtetësi të huaj, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i huaj, pasi që i ka ofruar ryshfet prej 50 euro zyrtarit policor, për ti mundësuar bashkëshortes së tij kalimin e kufirit me pasaportë jovalide. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button