Tentuan ta rrëmbejnë një burrë, shkak borxhi

Është tentuar të rrëmbehet një person në Vushtrri, gjë që dyshohet se ndodhi për shkak të një borxhi.
Viktima ka raportuar në Polici se tri automjete ia kanë bllokuar rrugën dhe kanë dalë disa persona të cilët duke e sulmua fizikisht janë munduar ta fusin në veturë.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas shkëmbimit të disa mesazheve me të dyshuarin mashkull kosovar – rreth një borxhi dhe derisa ishte me veturë në lëvizje, tri automjete i kanë bllokuar rrugë dhe nga ato janë dal disa persona të cilët duke e sulmua fizikisht janë munduar ta fusin në veturën e tyre, por në pamundësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Është njoftuar prokurori rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media