Tentuan të fusnin 1500 kg speca nga Serbia në Kosovë, kapen nga policia

Policia e Kosovës njofton se kanë parandaluar një tentativë kondrabande nga Serbia në Kosovë.

“Me datën 17.08.2025 njësitet policore nga DRPK-Lindje SPMK–Muqivërcë, pas sigurimit të informatave operative rreth dyshimeve për kontrabandë, nga territori i Republikës së Serbisë në drejtim të Republikës së Kosovës, kanë ndërmarrë veprime taktike, me ç’rast njësitë policore kanë ndaluar tentativën për kontrabandë të automjetit të dyshuar me targa vendore në fshatin Lisock- Kamenicë.

Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur sasi e specave prej 1500 kg, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu është bërë e ditur se lidhur me rastin pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti, ndërsa malli i konfiskuar është dorëzuar në Doganën e Kosovës./21Media

Back to top button