Tentuan të futen ilegalisht në Kosovë, arrestohen dy shtetas të Nepalit dhe dy shtetas të Bangladeshit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër burra, dy shtetas të Nepalit dhe dy shtetas të Bangladeshit.
Referuar raportit 24-orësh të policisë thuhet se 4 shtetasët e huaj janë arrestuar pasi kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
“Fsh. Merdar 08.05.2025 – 10:20. Janë arrestuar katër meshkuj, dy shtetas të Nepalit dhe dy shtetas të Bangladeshit, pasi që kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të policisë. /21Media