Tenxhere me gjellë për në burg, në të edhe tre telefona

Telegonat celularë ishin maskuar në mënyrë të sofistikuar

Policia e burgjeve ka kapur tre celularë që po tentohej të futeshin në burgun e Lezhës të fshehur në një tenxhere. Ena e mbushur me gjellë, ishte modifikuar në një hapësirë ku ishin fshehur aparatet celulare që janë të ndaluara për tu futur në burgje. Pas sekuestrimit të telefonave, policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Tre celularë u kapën nga policia teksa po futeshin në mënyrë ilegale në burgun e Lezhës të fshehur në një tenxhere.

Ena e modifikuar, ishte e mbushur me gjellë në momentin që është konstatuar nga skaneri gjatë kontrollit të ushtruar nga policia.

Burimet nga burgjet nuk pranuan të flasin për personat e dënuar që do të merrnin tenxheren, por thanë se ngjarja po hetohet bashkë me Prokurorinë.

Ky nuk është rasti i parë, kur sendet e ndaluara si celularë apo drogë kapen në tentativë për tu futur në burgje me mënyra të sofistikuara.

Pak muaj më parë në burgun e Lezhës policia kapi një top futbolli, që u hodh nga jashtë rrethimit të burgut dhe që në brendësi kishte tre celularë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri të ditur se gjatë muajit janar 2019 policia e burgjeve ka mundur të kapë 15 celularë që tentonin të futeshin, apo ishin futur në burgje./oranews

Back to top button