Tërheqja e shortit për renditjen në fletëvotime për zgjedhje: VV’së i bie numri 105, LDK’së 113 e AAK’së 174

Partitë politike kanë nisur tërheqjen e shortit për renditjen në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë numrin 105, kurse me numrin 113 do të garojë Lidhja Demokratike e Kosovës, AAK i ra me short numri 174 dhe Partisë Demokratike të Kosovës i ra numri 191.

Partia “Guxo” do të garojë me numrin 118, derisa “Alternativa” 103.

Listës Serbe i ra me short numri 170. Përfaqësuesit e këtij subjekti munguan, e shorti u tërhoq nga zyrtarja e KQZ’së.

Ndërkohë, partisë së Ramiz Lladrovcit, i ra numri 101.

Back to top button