Kaloni te përmbajtja kryesore

Tërheqja e shortit për zgjedhje, Kryeziu: Garanton trajtim të barabartë për garuesit

Ismet Kryeziu nga Instituti Kosovar për Demokraci e ka quajtur ”proces të rëndësishëm” tërheqjen e shortit për numrat në fletvotime për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Sot është bërë tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave të subjekteve politike në fletën e votimit. Ky proces i rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet, simbolizon një nga parimet kryesore të demokracisë – barazinë mes të gjitha subjekteve. Hedhja e shortit garanton trajtim të drejtë dhe të paanshëm për të gjithë pjesëmarrësit në garë”, tha Kryeziu.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button