Tërhiqen protestuesit në Kanada
Në Ontario të Kanadasë protestuesit filluan të largoheshin pa bërë rezistencë, pasi policia kanadeze ndërhyri për t’i shpërndarë ata pas bllokadës 1-javore.
Protestuesit tek Ura e Ambasadorit dhe në pjesë të tjera të Kanadasë synonin heqjen e kufizimeve anti-COVID.
Gjithashtu, gjatë kësaj proteste ka pasur edhe reagim kundër kryeministrit Justin Trudeau, i cili i quajti demonstruesit një shtresë të dytë të shoqërisë kanadeze.
Shumë protestues, duke drejtuar kamionë të vegjël e të mëdhenj, kanë kaluar netë të tëra në vend grumbullimet e tyre për të kundërshtuar
masat kufizuese, që kanë ndikuar në tregtinë dhe prodhimin, sidomos në industrinë e automjeteve.
Ura e Ambasadorit është kalimi më i rëndësishëm kufitar mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ku kryhet 25 për qind e tregtisë mes dy
vendeve.
Protestat janë pagëzuar me parullën “Marshimi i Lirisë” dhe nisën me një tubim të vogël në kryeqytetin Otaua, për t’u përhapur më pas në
Toronto, Montreal e më gjerë./21Media