Tërhiqte para kundërligjshëm, shtetasit të huaj i sekuestrohen 27 kartela bankare të klonuara

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që dyshohet se tërhiqte para kundërligjshëm në bankomatet në Kosovë.
Të njëjtit i janë sekuestruar 27 kartela të ndryshme bankare të klonuara dhe dëshmi të tjera, njofton Policia e Kosovës.
“Më datë 03.09.2022, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, është njoftuar nga njësiti patrullues i stacionit policor Jugu në Prishtinë, lidhur me ndalimin e një personi të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare”, bëhet e ditur në njoftim.
Në cilësi të provave dëshmive materiale janë sekuestruar: Një telefon celular; një SIM kartel; para të gatshme 1200 euro; rreth 387.02 funta; 27 kartela të ndryshme bankare, të dyshuara të klonuara.
Policia njofton se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit.
Me vendim të Prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button