Tërmet i fuqishëm në Rusi

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në Rusi, gjatë ditës së sotme.

Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) ka njoftuar se tërmeti i regjistruar ishte 5.8 shkallë të Rihterit, 76 km në veriperëndim të qytetit Kurumkan.

Pas kësaj janë regjistruar edhe disa dridhje më të lehta.

EMSC-ja ka rekomanduar që në rast të dridhjes së tokës, qytetarët të qëndrojnë afër objekteve të forta ose nën to, në mënyrë që t’i shmangen dëmtimeve, ndërsa tërmeti ndodh derisa jeni në ambient të jashtëm, qëndroni larg objekteve apo lisave./21Media

Back to top button