Tërmet me magnitudë 7.4 ballë në Indonezi

Një tërmet me magnitudë 7.4 goditi brigjet e provincës Sulawesi Jugor të Indonezisë, duke bërë që njerëzit të evakuojnë shtëpitë dhe ndërtesat.
Tërmeti ndodhi rreth orës 10:30 me orën lokale të martën në detin Flores. Ai preku rajonin e Nusa Tenggara Lindore, thanë zyrtarët.
Ende nuk raportohet për të lënduar apo dëme të mëdha, por vendasit thanë se ndjenë lëkundje të mëdha.


Tërmeti vjen vetëm 10 ditë pas shpërthimit të madh vullkanik të malit Semeru në ishullin Java, i cili mori jetën e të paktën 46 njerëzve.
Tërmetet janë të zakonshme në Indonezi pasi arkipelagu shtrihet në “Unazën e Zjarrit”, një kurbë vullkanesh dhe linjash thyerjesh në Oqeanin Paqësor./21Media
 

Back to top button