Tërmet në Shqipëri

Tërmeti me magnitudë 4.4 është ndierë kryesisht në Bulqizë dhe kryeqytetin Tiranë

Një lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 4.4 është ndierë 30 minuta pas mesditës së kësaj të mërkure në Shqipëri, kryesisht në Bulqizë dhe kryeqytetin Tiranë.

Lëkundja raportohet të ketë pasur thellësi 10 km, ndërsa epiqendra e saj ka qenë 9 km larg Bulqizës dhe 43 km në verilindje të Tiranës.

Tërmeti zgjati për pak sekonda, por ende nuk dihet nëse ka shkaktuar dëme materiale në zonën e epiqendrës së saj.

Nga raportimet paraprake, mësohet se lëkundjet janë ndierë edhe në Maqedoni.

Back to top button