Sizmiologu qetëson qytetarët pas tërmetit: S’ka vend për panik

(Lajm i përditësuar)
Sizmiologu Rapo Ormeni tha për mediat se qytetarët nuk duhet të jenë në panik për lëkundjet e tërmetit të ndjera mbrëmjen e sotme në Shqipëri.
Sipas tij prej dy ditësh në zonën e Klosit ka pasur tërmete dhe pas tërmetit të sotëm duket se energjia është duke u shuar.

Tërmet në Tiranë
Mbrëmjen e sotme në Tiranë është regjistruar një tërmet.
Epiqendra ka qenë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë në Tiranë lëkundjet kanë qenë të forta.
Sipas EMSC, tërmeti ka qenë 4.7 ballë i shkallës Rihter.

Back to top button