Tërmet tjetër i fuqishëm në Turqi

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur kufirin Turqi-Siri dy javë pas një tërmeti masiv në rajon që la më shumë se 40,000 njerëz të vdekur, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Tërmeti ka goditur provincën Hatay të Turqisë, e cila u shkatërrua nga dy tërmete masive në fillim të këtij muaji, shkruan Skynews.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) ka thënë se tërmeti i fuqishëm ka goditur në një thellësi prej 10 km (6.2 milje).
Agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu, tha se tërmeti është ndjerë në Siri, Jordani, Izrael dhe Egjipt./21Media

Back to top button