Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëm prej 985 milionë euro

Shifrat zyrtare rreth dëmeve të tërmetit

Mbi 985 milionë euro është vlera e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Kjo gjë u bë e ditur nga ministri për Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i cili po ashtu tha se ky raport ka përfunduar më 30 janar.

“Raporti është hartuar sipas standardeve të BE, BB dhe Agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe më të njëjtën metodologji që është përdorur në vendet e tjera në botë. Ekspertët kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën prej 985 milionë e 74 mijë euro.”, tha Çuçi.

Përveç dëmeve tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ka shkaktuar edhe 52 viktima dhe rreth 900 persona janë lënduar./21Media

Back to top button