Tërmeti i fortë e godet Greqinë

Dy tërmete me një distancë kohore prej pak minutash kanë ndodhur pasditen e së dielës në Halkidiki.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti i parë ka rënë në orën 19.03, me orën lokale dhe kishte një intensitet 5.2 Rihter me epiqendrën e vendosur 12 kilometra në jug jugperëndim të New Moudania, Halkidiki me një thellësi 15.9 kilometra.
Tërmeti i dytë goditi sërish zonën katër minuta më vonë, në orën 19.07 dhe kishte një intensitet 4.2 Rihter me epiqendrën e vendosur 11 kilometra në jug-perëndim të New Moudania, Halkidiki me një thellësi 8.3 kilometra.
Tërmetet janë ndjerë veçanërisht në Selanik, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?