Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Italinë
Njerëzit dolën në rrugë

Një tërmet me magnitudë 5.7 goditi të mërkurën qytetin italian të Rimini, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km dhe ishte rreth 64 km në lindje të Rimini, transmeton rtv21.tv.
Njerëzit dolën në rrugë dhe shumë telefonata u raportuan për dëmtim të banesave, kryesisht çarje të mureve dhe bllokim ashensorësh./21Media