Tërmeti me magnitudë 7.6 ballë goditi Papua Guinenë e Re, 5 viktima
Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë goditi Papua Guinenë e Re, duke lënë të vdekur të paktën pesë persona.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve ka njoftuar se tërmeti goditi në një thellësi prej 61km-67km nga qyteti lindor i Kainantu.
Anëtarja e Parlamentit lokal, Kessy Sawang tha se të paktën dy persona mbetën të vdekur në fshatra të largëta malore, ndërsa katër të tjerë u dërguan me urgjencë në spital në gjendje kritike, por numri i fundit i viktimave i konfirmuar nga autoritetet është pesë.
“Ka pasur dëme të shumta”, tha Sawang.
Udhëheqësi i vendit, James Marape tha se tërmeti ishte masiv dhe u bëri apel të gjithëve të kenë kujdes.
Megjithatë, shkalla e dëmeve është ende e paqartë./21Media