“Termi Shqipëri e madhe, është produkt i Serbisë”

Thaçi: Unë nuk kam përmendur Shqipëri të madhe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur edhe njëherë kundër idesë së formimit të tregut të përbashkët ballkanik, pasi sipas tij me këtë do të përfitonte vetëm Serbia, në dëm të shteteve tjera të rajonit. Ai po ashtu idenë e Shqipërisë së madhe, e ka quajtur produkt i propagandës së Serbisë, që ka për qellim për të justifikuar pretendimet e tyre për formimin e Serbisë së madhe.

Këto deklarata Presidenti Thaçi i bëri në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare “Prishtina Media Days”, i pyetur në lidhje me formimin e tregut të përbashkët ballkanik, e cila ide ishte dhënë nga Vuçiçi dhe rreth deklaratës së bërë më parë për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë./21Media

Back to top button