Tërmkolli: Një fitore domethënëse me Kurtin dhe Osmanin

Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli përmes një postimi në ‘Facebook’, mosmbajtjen e referendumit serb në Kosovë e ka quajtur fitore të vendit me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.
Ajo tutje ka shtuar se Serbia duhet ta pranojë Kosovën si shtet.
”Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet. Kur ne veprojmë e tregojmë që jemi shtet, në raport me çdokënd”, ka shkruar ajo.
Ndërkaq, dje në Kosovë u mbajt seancë e jashtëzakonshme në lidhje me këtë referendum, seancë kjo e cila përfundoi me miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.
76 deputetë votuan pro kësaj rezolute, asnjë nuk ishte kundër dhe një abstenoi.
Draft-rezoluta u propozua nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila derisa e njëjta më pas u harmonizua edhe me grupet parlamentare të LDK-së, AAK-së dhe Grupit Multietnik./21Media

Back to top button