Tërnava: Festat fetare gjithmonë na kanë bashkuar për të mirë

Myftiu i Kosovës uron Ipeshkvinë me rastin e Kërshëndellave

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i ka dërguar ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji telegram urimi me anë të së cilit të gjithë të krishterëve u uron shëndet, mbarësi dhe lumturi.

Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon e përkujton lindjen, jetën e mbarësinë. Po ashtu kjo festë  përçon në mënyrën më të mirë mesazhin për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë e humane”, thuhet në urimin e Tërnavës.

Sipas Tërnavës, festat fetare në Kosovë gjithnjë kanë qenë momente që kanë bashkuar në të mirë, ku nga to kanë mësuar e kultivuar tolerancën, harmoninë, ndërgjegjësimin për paqen, respektin dhe dashurinë për tjetrin.

Back to top button