Tërnava: Kosova e ka çmimin më të ulët për shkuarjen në Haxh

Nesër(9 Korrik) besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar gjithë besimtarët myslimanë.
Tërnava uroi paqe e solidarizim.
Në Argument Plus të RTV21, Tërnava foli për çmimin e 5.700 eurove që iu desh të paguanin ata që morën rrugën për të kryer Haxhin(një obligim fetar për besimtarët myslimanë).
Tërnava tha se të tjerët kanë paragjykuar pa ditur, ai shtoi se çmimi nuk varet nga BIK-u por nga Arabia Saudite.

“Çmimi prej 5.700 euro për Haxh nuk varet nga ne, varet nga Arabia Saudite, kanë paragjykuar pa ditur”, ka thënë Tërnava.

Myftiu i Kosovës ka thënë se çmimi për Kosovën është i ulët, sipas tij s’ka qenë rritje e lartë.

“Kosova e ka çmimin më të ulët për shkuarjen në Haxh”, thotë Tërnava, ndërkohë që Shqipëria këtë vit e ka veç 4.900 euro.

Ai shtoi se haxhinjtë nga Kosova i kanë të gjitha standardet atje, disa prej tyre edhe i përmendi në Argument Plus të RTV21.

Back to top button