Tërnava në mesazhin e Ramazanit apelon ruane familjen “ashtu siç na ka krijuar zoti me dy gjini”

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka dhënë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, duke thënë se Ramazanit e freskon besimtarin dhe shton ndenjën e solidaritetit.
Tërnava apeloi edhe për ruajtjen e familjes, sipas tij, ashtu siç ka krijuar zoti me dy gjini.
“Zoti i Madhëruar llojin njerëzor e ka krijuar me dy gjini e me misione të caktuara, as një akt a vendim nuk mund ta zëvëndësojë rolin e nënës me të babait dhe atë të babit me të nënës. Ju ftoj të gjithëve që të jemi pranë familjes, ta ruajmë familjen dhe atë ta mbajmë në piedestal.
Apeloj te të gjithë të angazhohemi në ruajtjen e familjes ashtu siç na ka krijuar zoti me dy gjini”, tha ai.
Ai foli edhe për ndalimin e shkollimit të një vajze me mbulesë në një shkollë në Gjakovë.
“Ky rast shpresojmë të mbetet i izoluar dhe BIK-u dënon rastin e tillë. MAShT të bëjë shfuqizimin e udhëzimit administrativ për ndalimin e shkollimit të vajzave me mbulesë”, tha Tërnava./21Media
 

Back to top button