Tërnava: Terrori në Ukrainë paralajmëron ditë të rënda për njerëzimin

 
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka reaguar lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Ukraninës.
Tërnava duke kujtuar përjetimet dhe vuajtjet e popullit të Kosovës gjatë luftës, ka bërë thirrje për paqe.
“Lutem dhe apeloj tek të gjithë faktorët ndërkombëtarë, që para luftës e gjakderdhjes të zgjedhin paqen, para konfliktit të zgjedhin mirëkuptimin e tolerancën, para vuajtjeve e shkatërrimit të zgjedhin qetësinë e stabilitetin.Lusim Zotin që situata e tanishme në Ukrainë të zgjidhet me mjetet politike e paqësore dhe bota e njerëzimi të jenë më të qetë e më të sigurt.Paqe e qetësi për popullin e Ukrainës, të shmangin gjakderdhjen, shkatërrimet dhe trazirat, t’i themi fuqishëm JO luftës.”, thuhet ndër tjerash në reagimin e Tërnavës.
Më 24 shkurt të këtij viti, Rusia sulmoi Ukrainën, luftimet po vazhdojnë ende, dhe kanë ngjallë reagime nga mbarë bota duke i dalë në krah Ukrainës, ndërkohë që ndaj Rusisë janë vënë sanksione ekonomike si dhe janë anuluar shumë aktivitete kulturore e sportive ndërkombëtare në këtë shtet./21Media

Back to top button