Testi i arritshmërisë shpërndahet në rrjete sociale

Si çdo vit edhe kësaj radhe testi i arritshmërisë është shpërndarë në rrjete sociale dhe janë krijuar grupe në “Facebook”, ku janë përfshirë mijëra anëtarë.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e pranoi në një konferencë për gazetarë rrjedhjen e testit në rrjetet sociale por tha se kjo është bërë për shkak të menaxhimit jo të mirë apo edhe gjetjes së mënyrave për ta kaluar nga nxënësit.
“…Komunat i caktojnë administruesit, ata e administrojnë testin, por natyrisht ne si ministri i kemi nga një përfaqësues në secilin prej qendrave të votimit, presim raportet dhe pastaj marrjen e masave. Kemi pas raste që edhe vitin e kaluar kemi adresuar dënimet në rastet kur janë identifikuar shkeljet edhe nga administratorët, përfshirë edhe masat me gjobë për të cilat unë pres që komunat i kanë zbatuar ato masa”
Njohësi i arsimit, Rinor Qehaja për RTV21 tha se duhet të krijohen mekanizma të rinj nga qeveria si dhe të rikonstruktohet mënyra e mbajtjes së testit të arritshmërisë.
“Shpërndarja online e testit të areitshmërisë nuk është befasues, do të vazhdojë të jetë i tillë sikurse ka qenë për dekada perderisa nuk ka mekanizma të mirëfilltë të llogaridhënies, per administruesit pikë së pari por edhe për nxënësit. Ështe e rëndësishmë që MASHT-i të rikonstruktojë në tërsësi këtë testim. Testi i arritshmërisë nuk ka më kuptim të ketë këtë peshë në pranimin në arsimin e lartë. Duhet të jetë vetëm i karakterit udhëzues pa ndonjë pikëzim por të shërbejë si një udhërrëfim për të gjithë ata nxënës të diplomuar të shkollavë të mesmë të ulëtë për të kuptuar se kush është rrëugëtimi I tyre drejt shkollimit të mesëm të larët”.
Gjatë testimit të sotëm janë vlerësuar 23.632 nxënës, në lëndët gjuhë amtare, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi.
Ndërsa pjesa e dytë e testit të arritshmërisë do të mbahet më 11 korrik, në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe biologji./21Media