Testi i maturës po shpërndahet nëpër rrjete sociale

(Lajm i përditësuar)
Edhe sivjet pyetjet e përgjigjet e Testit të Maturës po shpërndahen në disa grupe në Viber.
Disa prej këtyre grupeve numërojnë mbi dy mijë anëtarë.
Edhe pse këtë vit Ministria e Arsimit për ta penguar kopjimin ka thënë se nxënësit e klasës së njëjtë nuk do të jenë as në sallën e njëjtë gjatë testimit, komunikimi online ka vazhduar si herëve të tjera.

Maturantët sot i nënshtrohen testit
Sot është ditë e rëndësishme për nxënësit e shkollave të mesme.
19 mijë e 200 prej tyre do të i nënshtrohen testit të maturës, ku nga rezultatet e kësaj sfide, varet e drejta e tyre për shkollimin e mëtejmë.
Ndërkaq, 500 nxënësve iu është refuzuar kjo e drejtë, për shkak të mos aplikimit të saktë, ose problemeve që kishin me e-Kosova.
Në Provimin e Maturës, nxënësit do t’i nënshtrohen vlerësimit mbi njohuritë e tyre për lëndën gjuhës shqipe, matematikës, gjuhë angleze dhe një lëndë zgjedhore.
Nxënësit që nuk arrijnë ta përfundojnë me sukses provimin në qershor, do të kenë edhe një afat më 31 gusht. Pa e kaluar këtë test, ata nuk do të mund të aplikojnë në universitete publike e kolegje private për pranim.