Testimet COVID-19 edhe në Laboratorin e UBT

Laboratori gjendet ne Zonën Industriale në Konjuh të Lipjanit

Laboratori i UBT-së, i licencuar për të kryer testime për COVID-19, ka filluar me analizat “Covid-19”.

UBT, si qendra më e madhe akademike e inovacionit për mjekësi në Kosovë, në kuadër të Poliklinikës ka të licencuar laboratorin më bashkëkohor që punon sipas standardeve të njohura ndërkombëtare, për të bërë testime me metodën RT-PCR dhe testime serologjike për COVID-19.

Laboratorët e UBT-së janë në dispozicion për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e pacientëve në këtë situatë pandemie, thuhet në kumtesën e këtij Insititucioni Arsimor dhe Shkencor.

Laboratori i UBT-së gjithashtu ofron paketën në të cilën janë të përfshirë të dy testet:

Testimi molekular RT-PCR (65 euro)
Testimi serologjik (25 euro), kurse telegonat kobtaktues janë:+38346500777, +38346500888 osenë email: imk@ubt-uni.net

Laboratori gjendet në rrugën Ibrahim Rugova, në Zonën Ekonomike, Konjuh-Lipjan, thuhet në kumtesën e UBT-së./21Media

Back to top button