Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë shënuar tetë raste të ”dhunës në familje”.
Të premten në Prishtinë është arrestuar një burrë shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore, pasi që e ka sulmuar fizikisht femrën kosovare, me te cilën ka bashkëjetuar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Dje, në mesditë një grua nga Prishtina ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është kanosur me mesazhe përmes telefoni nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Në Fushë Kosovë një grua ka marrë tretman mjekësor pasi që është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Një rast i dhunës në familje është paraqitur mbrëmë në Podujevë, ku është arrestuar një burrë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje, duke e shtyrë e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, në Suharekë të premten në mbrëmje një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Dje, një djalë nga Prizreni ka raportuar se babai i tij në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Dje, në Klinë është arrestuar një burrë kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Ndërkaq, dje në Gjakovë janë arrestuar një burrë dhe një grua, të cilët janë në lidhje bashkëshortor, pasi që dyshohet se vazhdimisht kanë mosmarrëveshje mes vete. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media