Tetë të arrestuar për posedim droge

Rasti ka ndodhur në Rahovec

Policia e Kosovës pas hetimeve intensive ka arrestuar 8 persona, gjashtë prej tyre shtetas të Kosovës dhe dy shtetas nga Shqipëria, pasi gjatë kontrollit policor në pesë lokacione të ndara kanë gjetur dhe konfiskuar 11.6 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar 1 pistoletë 5 vetura, 6 telefona celularë, si dhe disa dëshmi tjera relevante për rastin.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./21Media

Back to top button