Teuta gjen fitoren e parë të sezonit, Laçi i fortë për Vllazninë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Shqipërisë, ku kemi rezultate interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “KF Laçi”, skuadra e Laçit e ka mposhtur Vllazninë me rezultat të ngushtë 2:1.
Golat për vendasit i shënuan Ronald Sobowale (minuta e 45+6’) dhe Ledio Tresa (minuta e 82’), kurse golin e nderit për Vllazninë e shënoi Laurit Boshnjaku në minutën e 5’ të ndeshjes.
Ndërkaq, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja tjetër mes Teutës dhe Skënderbeut.
Teuta e mposhti Skënderbeun me rezultat minimal 1:0, ku goli i Ergis Arifit vendosi gjithçka në këtë ndeshje. Për Teutën kjo ishte fitorja e parë e këtij sezoni.
Dy ndeshjet e sotme i takuan xhiros së katërt të sezonit të ri të Superligës së Shqipërisë.
Teuta 1:0 Skënderbeu
Laçi 2:1 Vllaznia