Teuta uron vogëlushen e saj për ditëlindje: Të dua me krejt shpirtin

Aktorja e njohur kosovare, Teuta Krasniqi, i ka uruar ditëlindjen vajzës së saj të vogël, Kaia, e cila sot ka mbushur 6 vjet.
Për vogëlushen, aktorja ka bërë një dedikim të gjatë, duke treguar kështu se sa e vlefshme është ajo për të. Teuta ndër tjera ka shkruar se, dashurinë që  e mban në zemër për Kaian, është sikur të mundohet t’a përshkruaj ngjyrën më të bukur në botë apo melodinë më të këndshme.
“Të shkruaj urim për ty e të mundohem t’a shpreh dashurinë që mbaj në zemër për ty, është sikur të mundohem t’a përshkruaj ngjyrën më të bukur në botë apo melodinë më të këndshme, ndjenjën më të pastër e të pasur të dashurisë më të madhe… sado bukur që tingëllon, prap fjalët nuk arrijnë t’a përshkruajnë ndjenjën më të bukur që ti na bën ta ndjejmë cdo ditë. Të dua me krejt shpirtin, shpirti i mamit. Urime ditëlindja e 6-të dielli im. Zoti të bekoftë me shëndet të plotë, dashuri të pa kusht, fat të mirë dhe mbarësi në cdo aspekt të jetës. U plaksh e lumtur, bashkë me familje dhe gjithë njerëzit tu të dashur. Jemi të bekuar me ty. Të duam pa kufi, mami, babi dhe Tara”, ka shkruar Teuta në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi)

 Tara ka marrë shumë urime nga ndjekësit e nënës në Instagram./21Media

Back to top button