Thaçi dhe të tjerët para Gjykatës Speciale

Sot do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi do bëjnë paraqitjen e mëtejshme në orare të ndryshme.
Nga ora 10:00 është Thaçi, pastaj Veseli në ora 11:15, Krasniqi në ora 14:00 dhe i fundit Selimi në ora 15:15.
Ish-krerët të UÇK-së akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte./21Media

Back to top button