Thaçi e Meta takohen në Gjermani

Thaçi falënderoj Metën në kontributin për shtetndërtimin e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka udhëtuar në Gjermani ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, e cila po mbahet në Munchen të Gjermanisë. Në këtë konferencë ai është takuar me kreun e shtetit të Shqipërisë, Ilir Meta të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij në shtetndërtimin e Kosovës.

“Takimin e parë në Konferencën e Sigurisë në Munih e zhvillova me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën. Në prag të 11 Vjetorit të Pavarësisë, e falënderova presidentin Meta dhe Shqipërinë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Konferenca e Sigurisë që zhvillohet në Munchen, është një nga më të rëndësishmet dhe më të mëdhatë në botë, në konferencat e kësaj natyre. Në të takohen rreth 40 kryetarë shtetesh dhe qeverish dhe 100 ministra, mes tyre kancelarja gjermane Angela Merkel, zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Kjo konferencë fillon sot dhe zgjasë deri më 17 Shkurt./21Media

Back to top button