Thaçi i LVV-së për LDK-në: Nuk është Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës, ai nuk ka qenë bllokues

Deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi para seancës së Kuvendit  u bëri thirrje të gjithë deputetëve për ta zgjidhur ngërçin duke votuar.

Kur u pyet se a kanë zhvilluar biseda me partitë tjera gjatë këtyre ditëve , ai tha se nuk ka informacione për diçka të tillë.

“Përveç këto që janë publike thirrje që i kemi bërë LDK-së që të bashkëpunojnë, mirëpo siç po shihet se është më ajo Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës që Ibrahim Rugova  gjithmonë dhe tërë jetën është munduar për të krijuar institucionet e Kosovës, asnjëherë nuk ka qenë  bllokues siç janë këta që e quajnë vetën LDK”, u shpreh ai për RTV21./21Media

Back to top button