Thaçi kërkon rritje të pagave për ushtarët

Thaçi shpreson se Qeveria do të përgjigjet pozitivisht

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pasi ka drekuar me ushtarët e Kosovës, sot në një prononcim për media u deklarua se do t’i bëjë një kërkesë Qeverisë për rritjen e pagave të ushtarëve të FSK-së në mënyrë solide dhe të pranueshme.

“Unë kam vendosur si president i Kosovës, si komandant suprem t’i propozoj Qeverisë rritjen e pagave që ushtarët e FSK-së të kenë një jetë të dinjitetshëm”, tha ai, derisa u shpreh se shpreson që Qeveria do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese për rritjen e pagave. Ai tha se ka besim që të gjitha institucionet e vendit do të jenë të mobiliziuar edhe në këtë drejtim.

Me ligjet për transformimin e mandatit të FSK-së më 14 dhjetor 2018 u formua ushtria e Kosovës./21Media

Back to top button