Thaçi: Kosova kurrë nuk do të harrojë mbështetjen e Kohl-it

Thaçi kujton Helmut Kohl

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se asnjëherë nuk do të harrohet mbështetja e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl për lirinë e Kosovës.

Ai në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter ka shkruar se Gjermania dhe bota humbën Helmut Kohl.

“Gjermania dhe bota humbi Helmut Kohl. #Kosova kurrë nuk do të harrojë mbështetjen e tij për lirinë tonë, me zemër të madhe duke u lutur për refugjatët tanë. Pusho në paqe.”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Is-kancelari gjerman, Helmut Kohl vdiq sot në moshën 87-vjeçare./21Media

Back to top button