Thaçi: Lirimi i Haradinajt lajm i mirë për gjithë Kosovën

Thaçi mirëpret lajmin për lirimin e Haradinajt

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook tha se  vendimi i Gjykatës së Colmar, që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë është lajm i mirë për familjen Haradinaj dhe sipas tij për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën.

“Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike” ka thënë Thaçi.

​Gjykata në Colmar të Francës sot ka vendosur që ta lirojë ish-kryeministrin Ramush Haradinaj./21Media

Back to top button