Thaçi ngushëlloi familjen Bunjaku nga Haga

Familjen e rreshterit Afrim Bunjaku e ka ngushëlluar ish-presidenti Hashim Thaçi, nëpërmjet telefonit nga Haga.

Kështu bëri të ditur nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lushtaku ka shkruar në Facebook të mërkurën se Thaçi ishte i prekur thellësisht nga vrasja e Bunjakut, duke shprehur “mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut”.

“Me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, vizituam familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të shprehur ngushëllimet më të thella për sakrificën e heroit më të ri të Republikës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut”, ka thënë tutje Lushtaku.

Edhe nënkryetari i Skenderajt i ka shprehur ngushëllime familjes së rreshterit./21Media

Back to top button